Si ta perdorim:

Caktoni parametrat përkatës dhe merrni rezultatin e tensionit sekondar. Gjithashtu vëreni ndryshimin e intensitetit të dritës.

Provoni këto tjerat!

Komente

Transformatorët

Transformatori është mjet që shërben që rrymën alternative të njëjtës frekuencë ta shndërroj në rrymë alternative me tension më të lartë apo më ulët duke ndryshuar intensitetin. Përbëhet prej bërthamës së mbyllur të hekurit të butë dhe dy bobinave me tel të izoluar e të mbështjellë. Bobina primare pranon energjinë elektrike alternative dhe e përcjell të dal në bobinën sekondare. Nëse numri i dredhave në bobinën sekondare është më i madh se ai në bobinën primare tensioni do të jetë më i madh dhe e kundërta, nëse kemi numër të vogël të dredhave tensioni do të jetë më i vogël.

Këtu vlen ligji mbi ruajtjen e energjisë:

Transformatori bën të mundur bartjen e rrymës në largësi. Kështu çdo shpenzues mund të kyçet në rrjetin elektrik të qytetit me tension prej 220 V.