Kategoria: Fizika bashkohore

Si ta perdorim:

Zgjedhni energjinë e fotonit që të godit elektronin, dhe vëreni kalimin e nivelit energjetik.

Provoni këto tjerat!

Komente

Nivelet energjetike dhe seritë spektrale te atomi i hidrogjenit

Sipas teorisë së Borit për atom të hidrogjenit, elektroni gjatë rrotullimit rreth bërthamës ka vlera të caktuara të shpejtësisë, rrezes dhe energjisë.

Nivelet energjetike të elektronit karakterizohen me numrin kuantik n=1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 që quhet numri kryesor kuantik.

Për n=1 kemi nivelin më të ulët energjetik që quhet gjendje themelore.

Për të kaluar prej gjendjes themelore në nivelin e parë të eksituar elektroni duhet të absorboj një kuant të energjisë. Nëse nuk absorbon prapë energji, elektroni kthehet në nivelin e mëparshëm dhe emeton energjinë prej një kuanti. Nëse prapë absorbon energjinë prej një kuanti kalon në një nivel më të lartë. Nëse absorbon energjinë prej dy kuanteve kalon dy nivele më lartë e kështu me radhë.