Kategoria: Forca dhe Levizja

Si ta perdorim:

Tërhiqni vektorin F1 dhe F2 në formën e dëshiruar në rrjetin koordinativ dhe vëreni vektorin e forces rezultante.

Provoni këto tjerat!

Komente

Forca si madhësi vektoriale

Në një trup njëkohësisht mund të veprojnë më shumë forca. Forca që zëvendëson njëkohësisht veprimin e shumë forcave quhet rezultante, kurse forcat e zëvendësuara quhen komponentë. Nëse në një trup veprojnë njëkohësisht më shumë forca në të njëjtin drejtim ato quhen forca kolineare. Nëse ato kanë kah të njëjtë, rezultantja e tyre do të jetë e barabartë me shumën e intensiteteve të tyre. Nëse është kahja e kundërt rezultantja e tyre do të jetë e barabartë me ndryshimin e intensiteteve të tyre.

Nëse në një trup veprojnë njëkohësisht më shumë forca nën një kënd, rezultantja gjendet me metodën e paralelogramit për mbledhjen e vektorëve.