Kategoria: Forca dhe Levizja

Si ta perdorim:

Cakto këndin e hudhjes dhe shpejtësine fillestare më pas vëreni lëvizjen e hudhjes si dhe rezultatet përkatëse.

Provoni këto tjerat!

Komente

Hudhja e pjerrtë dhe hudhja vertikalisht përpjetë

Hedhja e trupit në drejtim përpjetë në këndin 90 shkallë në krahasim me sipërfaqen e tokës quhet hedhje vertikalisht përpjetë. Me këtë rast kemi lëvizje drejtvizore njëtrajtësisht të ngadalësuar pasi që shpejtësia dhe nxitimi vazhdimisht zvogëlohen. Për këtë formë të lëvizjes vlen ekuacioni:

Kur arrihet lartësia maksimale trupi ndalet, pra , atëherë:

Pra sa më e madhe të jetë shpejtësia fillestare e hedhjes, trupi do të shkojë më lartë.

Nëse trupi hedhet në një kënd më të vogël se 90 shkallë dhe më të madh se 0 shkallë, do të kemi hedhje të pjerrët. Edhe kjo lëvizje zhvillohet nën ndikim të gravitetit e forma e lëvizjes është parabolë. Me këtë rast vlejnë ekuacionet:

Lartësia maksimale:

Koha e rënies së trupit:

Largësia maksimale e hedhjes së pjerrët:

Si faktor kryesor te hedhja e pjerrët e vertikale është shpejtësia fillestare dhe këndi i hedhjes.