Kategoria: Forca dhe Levizja

Si ta perdorim:

Vëreni ligjet e Keplerit me anë të simulimit. Për ndryshim të formës së lëvizjes, tërhiqni me anë të miut planetin në formen e dëshiruar. Për ta rivendosur klikoni në butonin përkatës.

Provoni këto tjerat!

Komente

Ligjet e Keplerit

Ligji i parë i Keplerit thotë: planetët lëvizin rreth diellit nëpër trajektore eliptike e në njërën vatër të elipsës ndodhet dielli. Pika më e afërt e planetit me diellin quhet perihel dhe më e largëta afel. Ky ligj parasheh edhe lëvizje parabolike edhe hiperbolike të trupave tjerë qiellor që i afrohen diellit.

Ligji i dytë shpjegon pse planetët nuk lëvizim me shpejtësi konstante rreth diellit, por kur janë më afër lëvizin më shpejt se sa kur janë më larg. Ky ligj thotë: rreze-vektori që bashkon pozitën e diellit me planetin për kohë të barabarta përshkruan sipërfaqe të barabarta.