Kategoria: Forca dhe Levizja

Si ta perdorim:

Duke vendosur parametrat perkaës vazhdoni dhe tërhiqni poshtë-lartë, njërën nga duart qe kanë kapur susten elastike dhe vëzhgoni lëvizjen.

Provoni këto tjerat!

Komente

Valët transverzale

Procesi i përhapjes së lëkundjeve apo energjisë përkatëse në një mjedis elastik quhet valë mekanike. Me këtë rast bëhet bartja e energjisë prej një grimce të mjedisit në grimcën tjetër dhe shkaktohet bartja e lëvizjes lëkundëse.

Dallojmë valët transversale (tërthore) dhe valët longitudinale (gjatësore). Nëse lëkundja e grimcave kryhet në drejtim normal ndaj drejtimit të përhapjes së valës kemi valë transversale, e nëse lëkundja kryhet në drejtim të njëjtë ndaj drejtimit të përhapjes së valës kemi valë longitudinale.

Karakteristikat e valëve janë: gjatësia valore, amplituda, frekuenca, nxitimi, shpejtësia, energjia etj.

Largësia në mes dy grimcave që ndodhen në të njëjtën fazë të lëkundjes quhet gjatësi valore .