Kategoria: Gjendjet Agregate

Si ta perdorim:

Krijo formen e gypit duke tërhequr pikat me shenjën plus (+), sipas dëshirës, shpejto ose ngadalso rrjedhjen e lëngut, dhe vëzhgoni lëvizjen.

Provoni këto tjerat!

Komente

Rrjedhja e lëngjeve, ekuacioni i kontinuitetit

Për përshkrimin e shumë vetive të njëjta të lëvizjes së lëngjeve dhe gazrave përdoret termi fluid. Nëse një fluid është homogjen, izotop, nuk ngjeshët dhe nuk është viskoz ai quhet fluid ideal. Te fluidi ideal gjatë lëvizjes stacionare masa mbetet konstante pavarësisht sipërfaqes së gypit të rrymimit. Sasia e lëngut që rrjedhë (prurja vëllimore) brenda një intervali kohor është e njëjtë në çdo pjesë të sipërfaqes së gypit. Këtë e tregon ekuacioni i kontinuitetit i paraqitur në gypin e Venturit. Nëse zvogëlohet sipërfaqja do të rritet shpejtësia e rrjedhjes së fluidit. Ekuacioni i kontinuitetit shprehet në formën: