Kategoria: Optika

Si ta perdorim:

Duke caktuar rrezen, llojin e pasqyres, dhe distancen e trupit duke tërhequr më afër apo më larg pasqyres, vëreni rezultatet përkatëse.

Provoni këto tjerat!

Komente

Shëmbëllimi te pasqyrat sferike

Çdo pjesë e një sipërfaqeje sferike e aftë për të reflektuar rrezet e dritës quhet pasqyrë sferike. Ato mund të jenë konkave (të ngjyrosura nga ana e jashtme) dhe
konvekse (të ngjyrosura nga ana e brendshme).

Ekuacioni i pasqyrave konkave është:

Ekuacioni i pasqyrave konvekse është:

(f=largësia e fokusit; a=largësia e objektit; b=largësia e shëmbëllimit; R=rrezja e lakueshmërisë)

Te pasqyrat konkave nëse objekti është mes fokusit dhe pasqyrës gjithmonë fitojmë shëmbëllim të zmadhuar, të papërmbysur dhe virtual (në anën tjetër të pasqyrës).

Te pasqyrat konvekse shëmbëllimi gjithmonë fitohet në anën tjetër, dhe është virtual, i zvogëluar dhe i papërmbysur.