Rreth projektit

Objektiva e përgjithshe e projektit ëstë krijimi i laboratorit virtual të fizikës me qasje nga interneti, me aplikacione interaktive, përmes përdorimit të planprogramit mësimor të shkollave të mesme. Paketa e mesimeve është në dispozicion për shkarkim falas për përdorim në shtëpi apo shkolla. Qëllimi i këtij projekti është vetëdijësimi i mësimdhënësve dhe nxënësve mbi përdorimin e teknologjisë në mënyrë që të arrihen rezultate domethënëse në lëndët e interesit, në këtë rast në fizikë.

 

Laboratori virtual përmbanë një koleksion të aplikacioneve që fuksionojnë në baza interaktive dhe simulojnë një situatë fizike. Përdoruesit mund të manipulojnë ndryshoret dhe të vëzhgojnë ndryshimet e rezultuara në situatën fizike. Përmbajtja e aplikacioneve është e përshtatur me librat e fizikes të përdoruara në shkollat e mesme, prandaj këto libra janë përdorur për të definuar dhe kategorizuar aplikacionet.

 

Aplikacionet janë të përdorshme edhe për nxënësit e shkollave fillore, si dhe studentët në edukimin e lartë. Për të siguruar relevancën e përmbajtjes së aplikacioneve, një ekspert i jashtëm i kësaj lëmie ka shërbyer si konsultant përgjatë procesit të programimit të aplikacioneve.

 

Projekti është përkrahur dhe mundësuar nga:

Lider i projektit: Trim Kadriu